
Komisioni parlamentar pritet të shqyrtojë sot kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, nga Presidentja Justina Shiroka-Pula.
Ligji ishte miratuar më 6 tetor në Kuvend, me 88 vota për, ndërsa më 22 tetor Presidentja e kishte kthyer për rishqyrtim, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së.
Presidenca kishte kërkuar rishqyrtimin e dispozitave që lidhen me mandatin dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale, si dhe garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që gjykohen në Hagë.
Ndryshimet e propozuara kishin nxitur reagime politike dhe shqetësime edhe nga Bashkimi Evropian, i cili kishte kërkuar respektimin e mandatit dhe pavarësisë së Dhomave të Specializuara.