Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, pëson lëndime të rënda

Gazeta10
12 November 2026 - 9:44

Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga një veturë në lëvizje në fshatin Reqan të Suharekës.

Rasti ka ndodhur djer, rreth orës 14:00, kur e mitura ishte duke udhëtuar me një mashkull kosovar, i cili po drejtonte veturën për bartjen e mallrave.

Sipas raportit të Policisë, e mitura ka rënë nga vetura derisa ajo ishte në lëvizje. Për shkak të lëndimeve të rënda, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Reqan, Suharekë 11.11.2026-14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë me veturën e tij për bartjen e mallrave, në veturë ka qenë edhe viktima e mitur femër kosovare, e cila aksidentalisht ka rënë nga vetura e cila ishte në lëvizje. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.