Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Nuk ka ishull që do i shitet Kushnerit, gënjeshtër e medias globale

Gazeta10
12 November 2026 - 14:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur nga Dublini për ishullin e Sazanit dhe raportet e tij me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, duke mohuar se ka ndonjë marrëveshje për shitjen e ishullit.

I pyetur nga gazetarët për marrëdhënien me Kushnerin, Rama tha se nuk ka marrëdhënie personale pune me të, duke e cilësuar atë si një nga investitorët që kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri.

Ai bëri të ditur se prej rreth tre vitesh janë duke u zhvilluar negociata me grupin e Kushnerit, por theksoi se deri më tani nuk ka marrëveshje për shitjen e Sazanit.

Rama mohoi gjithashtu pretendimet se ishulli i është dhënë apo shitur dhëndrit të Trumpit, duke nënvizuar se Sazani është dhe do të mbetet pronë e Shqipërisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.