Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Gjykata e Hagës mori vendim terësisht politik, Apeli duhet t’i shpall të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Gazeta10
12 November 2026 - 18:51

Profesori Flamur Shala duke folur rreth Ligjit për Specialen i cili nesër do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se konstulacionet tona shtetërore duhet me qenë shumë të matura që mos të bien ndesh me Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i bëri në emisionin GAZETA  në Kanal 10.

Derisa duke folur për grupin punues për strategjinë shtetërore për Apelin për ish-krerët e UÇK-së, ai ka theksuar se është mirë që kryesues i këtij grupi është ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ngase do ta ketë edhe mbështetjen e Qeverisë.

“Besoj se ky grup do të përgatisë të gjitha materialet e duhura që në shkallen e dytë në Apel, ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm, ngase sikur dihet Gjykata e Hagës ka marrë një vendim krejtësisht politik”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se kjo është e rrezikshme edhe për ekzistencën e shtetit dhe kombit shqiptar.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.