
Të shtunën pritet mot më i freskët, me vranësira dhe riga shiu, në viset malore parashihen reshje bore, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 5–7°C.
Të dielën do të ketë vranësira të dendura po thuaj në gjithë territorin por edhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje, me maksimale nga 9 deri në 13°C.
Në përgjithësi, fundjava do të karakterizohet me mot të freskët dhe të paqëndrueshëm, me reshje shiu në të dyja ditët, ndërsa të dielën pritet të jetë më ngrohtë.