Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohen qytetarët që shprehin pakënaqësi për gjendjen në vend.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohen qytetarët që shprehin pakënaqësi për gjendjen në vend.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Ymeri ka thënë se çdo e vërtetë që thuhet në Kosovë po konsiderohet si kërcënim për pushtetin.
Ajo ka kritikuar qeverisjen për, siç u shpreh, mungesën e punës konkrete për Kosovën, duke thënë se vëmendja është përqendruar te retorika për Serbinë, ndërsa ekonomia e saj është ushqyer vazhdimisht.
Ymeri ka përmendur pakënaqësitë e qytetarëve në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe energjisë, duke pretenduar se ata që ngrisin zërin po etiketohen si armiq, dashakeqës e madje edhe si njerëz jonormalë.
Duke iu referuar edhe dokumenteve të publikuara së fundmi për atë që është cilësuar si “mafia energjetike”, deputetja e LDK-së ka thënë se këto zhvillime kanë nxitur, sipas saj, fushata linçimi ndaj atyre që kërkojnë përgjegjësi.
“ Kjo është luftë e humbur për ju, sepse zëri më i lartë dhe më kumbues është ai i varfërisë”, ka shkruar Ymeri.
Ajo ka akuzuar pushtetin për mbrojtje të së keqes, propagandës, linçimit dhe zhvatjes, duke përmendur edhe shpenzimet luksoze në Paris, të cilat i ka krahasuar me vështirësitë e qytetarëve për të siguruar ilaçe dhe trajtim mjekësor jashtë vendit