Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

Gazeta10
14 November 2026 - 13:07

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, të enjten e javës së ardhshme.

Ata po kërkojnë paga më të dinjitetshme e kushte më të mira në vendin e punës.

“Të nderuar punëtorë, vazhdojmë të bashkuar për fëmijët tanë, për familjet tona, për prindërit tanë, për dinjitetin tonë dhe për një të ardhme me paga meritore, që të jemi krenarë për punën që bajmë në KEK.

JO të varfëruar, JO të nëpërkëmbur, JO të pavlerësuar, JO pa dinjitet dhe JO të lodhur duke humbur shëndetin, duke u varfëruar nga pagat e ulëta, puna e rëndë dhe rreziku i lartë me të cilin përballemi çdo ditë. TË VENDOSUR, VAZHDOJMË TË BASHKUAR!”, ka shkruar Sindikata e Re e KEK-ut.

Protesta do të mbahet në Prishtinë.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.