Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

39-vjeçari gjendet i vdekur brenda një automjeti në Tiranë, Policia nis hetimet

Gazeta10
15 November 2026 - 18:06

Një 39-vjeçar me inicialet D.D. është gjetur sot pa shenja jete brenda një automjeti në Tiranë.

Sipas policisë, personi i gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Bakiu” është nga Paskuqani, ndërsa automjeti është në pronësi të vëllait të tij – shtetasit P. D.

Në trupin e viktimës gjatë këqyrjes paraprake, “nuk janë konstatuar shenja dhune”, ndërsa pista kryesore mbi të cilën po punohet është se “humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale”.

Grupi hetimor po vijon me intensitet veprimet e nevojshme proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.