Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici

Gazeta10
16 November 2026 - 9:23

Një grua ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa po intervistohej nga zyrtarët policorë.

Sipas Dukagjinit, brenda Policisë në Prizren, rasti ka ndodhur rreth orës 01:32, kur gruaja derisa po intervistohej nga njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHIN), i ishte përkeqësuar gjendja shëndetsore.

Pas kërkesës për intervenimin e ekipit të urgjencës dhe dhënies së trajtimit fillestar, ajo është nisur drejt Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Sipas të njëjtave burime, gruaja ishte arrestuar në kufi së bashku me një person tjetër të gjinisë mashkullore, të cilit i ishin gjetur substanca narkotike. Dyshohet se edhe gruaja kishte gëlltitur një substancë të dyshuar narkotike.

Për rastin janë njoftuar njësitë e hetimeve të stacionit dhe ato rajonale, si dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.