Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata në Britani merr vendim për pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Gazeta10
17 November 2026 - 15:00

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Crown Court në Norwich të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka njoftuar se vendimi është marrë të hënën, më 16 nëntor.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë seancës gjyqësore Prokuroria ka konfirmuar se nuk do të paraqesë prova kundër pjesëtarit të FSK-së.

Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes ka ritheksuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Ndryshe, rasti i pjesëtarit të FSK-së ishte raportuar edhe më herët në mediat britanike dhe kosovare, ndërsa ndaj tij ishin ngritur akuza për vepra penale seksuale.

Njoftimi i plotë:

Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar jep vendim lirues ndaj pjesëtarit të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se dje, më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK, B.H., është shpallur i pafajshëm.

Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.