
Kryeministri Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerikan, Daniel Serwer.
Takimi, që zuri vend në Kryeministri, u shoqërua me opinione dhe këshilla të Serwerit, që Kurti thotë se i vlerëson.
“Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit” shkroi Kurti.