Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen 3 persona në Kamenicë

Gazeta10
23 November 2026 - 9:24

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, transmeton KosovaPress.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 22 nëntor 2026, rreth orës 11:05, kur janë ndaluar 2 shtetas serbë dhe një shtetas kosovar.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar kufirin Serbi-Kosovë me automjet, jashtë vendkalimeve të autorizuara kufitare.

Pas ndalimit, të 3 personat janë intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 November 2026
Lajme
23 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.