Një grua 71-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës së re në Skenderaj.
Rasti ka ndodhur me 4 nëntor, ndërsa në polici është raportuar me datën 6 nëntor.
Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës në një përgjigje elektronike për Gazeta10 tha se i dyshuari tani për tani është i panjohur.
“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re. Jemi në trajtim të rastit, dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Preteni për Gazeta10./Gazeta10