Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bytyqi: Vendimi i Supremes ka dëmtuar 1600 farmacistë për specializim, presim ta rrëzon Kushtetuesja

Gazeta10
23 November 2026 - 19:50

Kadri Bytyqi, kryetar i Odës së Farmacistëve ka folur për vendimin e Gjykatës Supreme duke deklaruar se ka cënuar komunitetin e farmacistëve lidhur me studimet specialistike.

Ai këto komente i bëri në GAZETA në Kanal 10.

Sipas tij, pa fakte konkrete dhe prova me vendimin e tyre i ka dëmtuar 1600 farmacistët për studime specialiste.

“Ne e kemi atakuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese edhe besoj se ata do ta kenë parasysh padrejtësinë që Supremja e ka bërë ndaj komunitetit të farmacistëve”, tha ai mes tjerash.

Bytyqi ka deklaruar se konkretisht në këtë vendim, nga vendimi i Supremes janë atakuar faramcistët e Biokimisë Klinike, duke iu pamundësuar atyr specializimi.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.