Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Kuvendit të Serbisë thotë se Kurti po e shpërfill formimin e Asociacionit

Gazeta10
09 November 2022 - 17:01

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e shpërfill formimin e Asociacionit, raporton Gazeta10.  

Ai ka thënë se janë bërë një dekadë dhe nuk është lëvizur në drejtim të themelimit të tij.

Tutje, ai ka thënë se Kurti po jep sinjale se nuk do ta formojë kurrë Asociacionin.

 “Pothuajse një dekadë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, asgjë nuk është bërë në lidhje me themelimin e Bashkimit të Komunave Serbe. Aljbin Kurti jo vetëm që e shpërfill këtë detyrim, por ka shfrytëzuar paturpësisht momentin e procesit të Berlinit për të dërguar mesazhin se nuk do ta formojë kurrë atë.”, tha Vladimir Orlić, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Këto komente ai i ka bërë sot gjatë diskutimeve me ambasadoren e Gjermanisë, Anke Konrad, ku ndër të tjera është folur edhe për tema të bashkëpunimit dypalësh.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.