Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje

Gazeta10
25 November 2026 - 13:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do të sigurojë 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje.

Rama bëri të ditur se kjo nismë po realizohet përmes një memorandumi bashkëpunimi të nënshkruar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Sipas tij, memorandumi është nënshkruar në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit, të udhëhequr nga Adelina Sahiti, me synim mbështetjen e punësimit dhe fuqizimin ekonomik të grave që kanë përjetuar dhunë.

Kryetari Rama theksoi se kjo është një nga nismat që po ndërmerren për t’u ofruar mbështetje këtyre grave dhe për t’i ndihmuar ato të ndërtojnë një jetë më të pavarur.

“Kryeqyteti Prishtina ju ka n’mendje!”, ka përfunduar Rama njoftimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.