Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon mbledhja e Komisionit për Buxhet, raporti i shpenzimeve të Kuvendit shqyrohet të premten

Gazeta10
25 November 2026 - 14:47

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Në këtë mbledhje, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar raportin financiar, ndërsa deputetët kanë ngritur pyetje dhe vërejtje lidhur me shpenzimet publike, planifikimin buxhetor dhe përgjegjësitë financiare të Qeverisë.

Mbledhja e Komisionit pritet të mbahet sërish të premten, kur pritet të vazhdojë shqyrtimi i raportit vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025 dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2026.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.