
Analisti politik Basri Muja ka vlerësuar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës ka kontribuar në krijimin e stabilitetit politik në vend.
Duke folur në emisionin “Politiko”, Muja tha se, mbi të gjitha, rëndësi ka fakti që zgjedhja e saj ka ndihmuar në stabilizimin e situatës politike, në një kohë kur vendi po përballej me tensione të jashtëzakonshme.
“Mbi të gjitha, është e rëndësishme që zgjedhja e saj ka krijuar stabilitet politik. Atë natë ka qenë një situatë e jashtëzakonshme, me tensionim ekstrem, të cilën e kanë konfirmuar edhe njerëzit që kanë qenë atë natë me protestuesit”, u shpreh Muja.