Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje pranë kampit “Villaggio Italia”

Gazeta10
27 November 2026 - 9:39

Ushtarët bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje me municion luftarak në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja është mbajtur në poligonin “Voloire”, pranë kampit “Villaggio Italia”.

KFOR-i ka theksuar se trajnimi është thelbësor për ruajtjen e gatishmërisë individuale, forcimin e përgjegjësisë kolektive dhe rritjen e efektivitetit taktik të pjesëtarëve të misionit.

Misioni i udhëhequr nga NATO ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në ruajtjen e fleksibilitetit dhe kapaciteteve operacionale për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mundshëm

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.