Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me pankarta në duar, fëmijët i bashkohen festës së FSK-së

Gazeta10
27 November 2026 - 10:57

Në kuadër të shënimit të Ditës së Forcës, në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nisur aktiviteti “Dita e Hapur”.

Në pamjet e televizionit Kanal10, shihen pankarta të përgatitura nga fëmijët, të cilët përmes vizatimeve dhe mesazheve të tyre shprehin interesimin dhe respektin për FSK-në.

Veçanërisht domethënëse është prania e gjeneratave të reja, të cilat sot po njihen nga afër me jetën ushtarake, pajisjet dhe kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aktiviteti po mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30 në kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Ndërkaq, ceremonia qendrore mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë shtetërorë dhe mysafirëve të ftuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.