
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Sipas pamjeve, Kurti është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të takimit ku pritet të diskutohen çështje të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.