Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Clinton kujton mikun e tij të ngushtë, Talbott: Ishte shoku im i dhomës në Oxford dhe këshilltari im i besuar

Gazeta10
28 November 2026 - 0:02

Bill Clinton kujton mikun e tij të ngushtë, Strobe Talbott: Ishte shoku im i dhomës në Oxford dhe këshilltari im i besuar

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka reaguar pas vdekjes së diplomatit dhe ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Strobe Talbott, me të cilin kishte miqësi prej më shumë se 55 vjetësh.

Përmes një statusi, Clinton ka shprehur dhimbjen për vdekjen e mikut të tij, duke e cilësuar atë si një njeri brilant, humoristik dhe zemërmirë.

“Strobe Talbott ishte shoku im i dhomës në Oxford, këshilltari im i besuar kur isha president dhe miku im për më shumë se 55 vjet. Ishte një njeri brilant, me humor dhe zemërmirë. Bota është një vend më i mirë, më paqësor dhe më i sigurt falë faktit që ai jetoi. Hillary dhe unë e kemi dashur dhe do të na mungojë jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Clinton.

Strobe Talbott ndërroi jetë të enjten, më 26 nëntor, në moshën 80-vjeçare, në shtëpinë e tij në East Hampton të Nju Jorkut, pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga djali i tij, Devin Talbott.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.