Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama: Vazhdo punën, Komandanti i Policisë: Kushdo që e vazhdon punën arrestohet

Gazeta10
28 November 2026 - 10:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pak më herët doli në një konferencë për media ku tha se punëtorët do të kryejnë punën e tyre për vendosjen e muralit të Nënë Terezës te objekti i Ministrisë së Ekonomisë.

Tashmë aty ka dalë Policia e Kosovës, e cila po provon t’i ndalë punimet, duke thënë se kanë urdhër nga prokurori.

Komuna e Prishtinës po insiston se ky projekt tërësisht është i ligjshëm dhe se ka miratimin e Asamblesë së kryeqytetit.

Derisa Rama iu bëri thirrje punëtorëve të vazhdojnë punimet, komandanti i Policisë tha se kushdo që e vazhdon arrestohet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.