
Një i mitur është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 nëntor, rreth orës 08:20, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Si pasojë e sulmit të dyshuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.