
Një qytetar i është vërsulur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë pritjes për fillimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Kryetar, krejt shqiptaria po festojnë, ti po provokon”, i është drejtuar qytetari Ramës.
Ai më pas ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, duke e akuzuar për gjeste provokuese në Ditën e Flamurit Kombëtar.
Në këtë moment kanë reaguar zyrtarët komunalë, duke tentuar ta largojnë qytetarin.
Ndërkohë, Rama po vazhdon të qëndrojë në shesh, përkundër reshjeve të shiut dhe borës, në pritje të fillimit të punimeve.