
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka njoftuar se sot ka qenë pjesë e tryezës së organizuar nga GERMIN ku të pranishëm ishin rreth 30 persona përfaqësues të organizatave joqeveritare, institucioneve dhe të diasporë.
“Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis prezantova punën tonë në avancimin e legjislacionit dhe hapat e ndërmarr me qëllim të avancimit të agjendës së gjelbër. Po ashtu, prezantova disa nga fushat ku na nevojitet ndihma e ekspertëve e sidomos ekspertëve nga diaspora jonë.”, ka theksuar ajo.