Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ahmeti: Kurti nuk është i gatshëm të pranoj marrëveshje që ka mekanizëm Asociacionin

Gazeta10
09 November 2022 - 21:29

Komentatori politik, Arben Ahmetin, në emisionin Politiko, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të Mitrovicë, ku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i gatshëm të pranoj marrëveshje përfundimtare me Serbinë në çfardo mekanizmi që ngjan me Asociacionin, raporton Gazeta10.

“Besoj që duhet me pas një ndarje në thirrjet ndërkombëtare me çka po ndodh në veri, për shkak se i kemi dy lloj Kurt-a, dy lloj kryeministra në këtë ndërrmarje. Problemi me bashkësitë ndërkombëtare i Albin Kurtit ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare. Nuk mendoj dhe fatkeqësisht po vërtetohet ajo çfarë e kam parashikuar në cdo studio prej kur bëjë ndonjëherë analiza që zotri Kurti është i gatshëm të pranoj marrëveshje përfundimtare me Serbinë në të cilën do të krijohej në çfardo mekanizmi që do t’i përngjante Asociacionit.”, tha Ahmeti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.