
Analisti, Branislav Kërstiq teksa ka treguar se ka parë draftin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi, ka përmendur edhe arsyet se pse presidenti serb, Vuçiq nuk e pranon atë.
Kërstiq në Politiko tha se në atë plan përmendet edhe ekzistenca e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta10.
‘Plani është shumë i mirë. Është piramidë e përmbysur sepse në plan ekziston pavarësia e Kosovës aty, se kjo është arsyeja pse Vuçiq nuk e pranon atë plan, të cilin e ka siguruar kompania ime”, tha Kërstiq në Politiko./Gazeta10