
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj ka komentuar dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Qalaj në Prime Time tha se në bazë të informative që ka pritet që detyrave të tyre tu ktheht një pjesë e policëve si dhe stafi civil, shkruan Gazeta10.
“Qalaj për dorëheqjet në veri: Policët dhe stafi civil do të kthehen. Ne e dimë që kryetarët e komunave nuk do të kthehen, deputetët po ashtu s’kanë mundësi ligjore të kthehen. Drejtori i Policisë dhe ish-Shefi i operacione s’do të kthehen me asnjë çmim. Mirëpo, policët e thjeshtë e stafi civil kanë hapësirë ende të kthehen. Në informata që unë i kam, ata janë larguar për shkaqe personale”, tha Qalaj në Prime Time. /gazeta10