
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në fshatin Progovc të Prishtinës është raportuar për mungesë të kanalizimit që ka shkaktuar edhe mosshfrytëzim të tokave private, raporton Gazeta10
Shemsi Bllashniku, pronari i dy hektarëve tokë në fshatin Progovc, ka thënë se për shkak të këtij probemi toka ka mbetur pa punuar dhe se jo vetëm e tij por edhe e të tjerëve.
“Për shkak të ujërave të zeza të fshatin Bardhoc që derdhen kah pastrohen arat po na i vërshojnë të gjithë arat dhe nuk po mundemi mi punu arat, nuk është vetëm ara jem së paku janë 30 hekter që s’munden mi punu fshatarët për shkak të ujrave të zeza”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se problem është edhe te kundërmimi dhe se kjo gjendje është qe një kohë të gjatë.
“Na dërmoi era e ujrave të zeza në fshatin Progovc. Në këtë gjendjen jemi që pasluftës”, ka shtuar ai më tej.
Banori tjetër i atij fshati ka thënë se kjo është tepër shqetësuese meqë nuk po munden t’i punojnë arat e tyre.
“Kjo është tepër shqetësuese për neve se ne i kemi këtu arat që punojmë që na i ka lanë babëgjyshhi qe 100 e sa vjet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se janë në telashe me këtë problem dhe se kjo tokë aktualisht është e kontaminuar.
“Ne jemi në telashe këtu edhe pre erës, edhe kundërim ka, kjo tokë është e kontaminume për momentin”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10