
Një grua ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Në raportin e policisë thuhet se djali i saj dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve.
“QKUK, Prishtinë 08.11.2022 – NN. Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10