
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka i është drejtuar ministres Haxhiu si e sanksionuar e SHBA-ve, raporton Gazeta10.
Në kuadër të replikës së tij me Haxhiun ai ka thënë se nuk ka gjë më të padinjitetshme se sa të jesh i sanksionuar nga SHBA.
“Nuk e di a ka gjë më të padijitetshme në këtë vend se sa me u sanksionu prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se po shihet që Haxhiu është në siklet të madh.
“Na po të shohim që përnime e ki njifarë sikleti të madh, njifarë telashe të madhe”, ka vazhduar ai më tej. / Gazeta10