Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Armët e gjata shurdhuese – Tahiri flet për herë të parë për procedurat e blerjes së tyre që i nënshkroi ai

Gazeta10
10 November 2022 - 20:45

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri për herë të parë ka folur për armët shurdhuese të cilat gjatë ditës së sotme janë bërë edhe temë diskutuimi në seancën e Kuvendit.

Tahiri në Politiko ka sqaruar se armët shurdhuese janë të gjata, dhe se të njëjtat shërbejnë për sigurimin e kryeministrit.

Ai ka thënë se në vitin 2011, Zyra e Kryeministrti aso kohe Hashim Thaçit ka blerë armë shurdhuese, e procedurat e të cilave janë nënshkruar nga vet Tahiri, shkruan Gazeta10.

“Ato janë armë të cilat janë ble nga Zyra e Kryeministrit në vitin 2011. Në atë kohë unë kam rastis me qenë shef i kabinetit që i kam nënshkruar procedurat e blerjes së atyre armëve për kabinetin e Kryeministrit. Pra, janë armë të gjata. Nuk janë armë që ju takojnë këshilltarëve por armë, që i përdorin zyrtarët e sigurimit të kryeministrave”, tha Tahiri në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.