
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme një burrë ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke hapur një varr ka hasur në mbetjet mortore që dyshohet të jenë të njeriut, raporton Gazeta10.
Pas kësaj, janë njoftuar edhe njësitë përkatëse të cilat e kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.
“Prizren 10.11.2022 – 12:11. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.”, thuhet në raportin e PK-së.
Po ashtu lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet./Gazeta10