Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor qëndruan në pikën kufitare Jarinje

Gazeta10
11 November 2022 - 11:11

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe ai i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš, kanë vizituar të enjten pikën kufitare në Jarinje, pak ditë pasi Lista serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës.

“Në pikëkalimin kufitar Jarinje në veri të Kosovës me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš dhe Manuel Sarrazin…”, shkruan ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Sarrazin dhe Frangeš gjatë vizitës së tyre në Kosovë janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.