
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve që përfaqësojnë, raporton Gazeta10.
Në takimet e ndara në Paris që Borell ka zhvilluar me dy krerët nga Kosova dhe Serbia, ka qenë i shoqëruar edhe nga i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se situata aktuale gjeopolitike e bën të domosdoshme tejkalimin e problemeve të së kaluarës.
Tutje, Borell ka thënë se është në të mirë të rajonit që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ambienti aktual gjeopolitik e bën edhe më të domosdoshme tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe angazhimin në negociata kuptimplote për atë që ka vërtet rëndësi për Kosovën, Serbinë, popullin e tyre dhe gjithë rajonin – që është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy palëve si një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Borrell.
Në takimet e ndara që Borell ka zhvilluar me dy krerët nga Kosova dhe Serbia, ka qenë i shoqëruar edhe nga i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kujtojmë se këto takime po zhvillohen pas situatës së fundit të krijuar në Kosovë ku Lista Serbe dhe serbët e veriut janë tërhequr nga institucionet e Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar nga puna komandantin e policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq. / Gazeta10