Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj fton kryeministrin Kurti në interpelancë, propozon samit Kosovë-SHBA (VIDEO)

Gazeta10
11 November 2022 - 19:10

Raporti: Kanal10

Rezolutë në Kuvend për situatën në veri, si dhe një samit Kosovë-SHBA, ka propozuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka ftuar në interpelancë kryeministri e vendit, Albin Kurti. Ai ka thënë se gjenda në veri, asnjëherë nuk ka qenë më keq këto 22 vjetët e fundit. Ndërkohë, lideri i PDK-së, Memli Kransiqi, ka thënë se raportet e Kosovës dhe SHBA-në kanë marr një goditje nga Qeveria Kurti.

Dy liderët e partive opozitare kanë vazhduar kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për zbehjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kanë thënë se raportet e Kosovës me Amerikën kanë marr goditje nga Qeveria Kurti.

Për këtë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme të premten, ku ka propozuar që Kuvendi i Kosovës t’i kërkojnë qeverisë shtyrjen e vendimit për targat, si dhe mbajtjen e një samiti në ShBA.

Ai ka thënë se këto do t’i paraqes përmes një rezolute në një seancë ku do të ftohej në interpelancë kryeministri Kurti.

Nëse nuk kalon kjo rezolutë, Haradinaj ka thënë se do të përdorin masa tjera për të ndaluar, sipas tij, përkeqësimin e situatës në vend.

Ndërkohë, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se javën e ardhshme do të udhëtojë në SHBA, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Vizitën në ShBA, Krasniqi e ka konsideruar të rëndësishme, pasi sipas tij, raportet me Kosovën aktualisht nuk janë të mira.

Ndërkohë, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, braktisjes së institucioneve nga serbët lokalë në veri, disa ministrave në Qeverinë Kurti dhe disa kryetarëve të komunave u është shtyrë vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.