Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Borell e Lajçák presin në takime të ndara Kurtin e Vuçiqin (VIDEO)

Gazeta10
11 November 2022 - 19:41

Raporti: Viola Korça

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçák kanë pritur në takim mëngjesin e së premtes kryeministrin Albin Kurti i cili po qëndron në Paris. Takimi erdhi në kuadër të përpjekjeve të Bashkimi Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të vendit. Nga Qeveria e Kosovës u tha se gjatë takimit u diskutua për planin franko-gjerman për dialogun, e vendimin e ekzekutivit për konvertimin e targave.

Kryeminsitri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Paris është takuar mëngjesin e së premtes me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçák.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me targat ilegale e propozimin franko-gjerman për dialogun.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në veri të vendit, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se kryeministri Kurti ka ritheksuar se ekzekutivi ka treguar vendosshmëri për sundimin e ligjit.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Pas takimeve me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, është deklaruar edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Ai ka thënë se sigurimi i paqes në këtë moment kritik është thelbësor.

“Theksoj nevojën për të respektuar të gjitha angazhimet e dialogut. Sigurimi i paqes dhe stabilitetit në terren në këtë moment kritik është thelbësor.

Pas takimit me Borrell e Lajçak, kreu ekzekutivit kosovar bashkë me presidenten Vjosa Osmani morën pjesë në Forumin e Paqes i cili po mbahet në Paris.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por theksoi se dialogu mes dy vendeve “është dialog për statusin e marrëdhënieve, e jo për statusin e Kosovës.

Ndërkaq, presidentja Osmani, gjatë adresimit të saj në këtë forum, foli për situatën e fundit në Kosovë, e atë në Ukrainë.

E para e shtetit u shpreh se nuk mund të miqësohesh me dikë që ka qëllime luftarake.

Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani e Kurti të enjten u takuan edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron me të cilin biseduan për procesin e dialogut me Serbinë.  / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.