Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Trump ngre padi për të shmangur thirrjen e komisionit të 6 janarit

Gazeta10
12 November 2022 - 8:52

Ish-presidenti Donald Trump ka paditur komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitoli, në një përpjekje për të bllokuar një thirrje që i kërkon atij të dëshmojë.

“Precedenti dhe praktika e mbajtur prej kohësh tregojnë se ndarja e pushteteve e ndalon Kongresin të detyrojë një President të dëshmojë para tij,” tha avokati i Trump, David A. Warrington.

Ai tha se Trumpi ishte “angazhuar me Komisionin në një përpjekje të mirëbesimit për të zgjidhur këto shqetësime në përputhje me privilegjet e Degës Ekzekutive dhe ndarjen e pushteteve”, por tha se paneli “insiston në ndjekjen e një rruge politike, duke e lënë Presidentin Trump pa zgjidhje veçse të përfshijë degën e tretë, gjyqësorin, në këtë mosmarrëveshje mes pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ”.

Komisioni votoi për thirrjen e Trumpit gjatë seancës së tij përfundimtare përpara zgjedhjeve për në Kongres dhe zyrtarisht e bëri këtë muajin e kaluar, duke kërkuar dëshmi nga ish-presidenti shkruan VOA, transmeton Gazeta10.

Anëtarët e komisionit pretendojnë se Trumpi “orkestroi personalisht” një përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ata thanë se Trump duhej të dëshmonte, ose në Kapitol ose me videokonferencë, “duke filluar nga data 14 nëntor dhe duke vazhduar për shumë ditë nëse do të ishte e nevojshme.

Padia vjen pasi ish-presidenti Trump pritet të nisë një fushatë të tretë për president javën e ardhshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.