Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfirmim për Gazeta10: Aksident në Prishtinë, tetë të lënduar

Gazeta10
12 November 2022 - 9:08

Tetë persona janë lënduar për shkak të një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë tek Mensa e Studentëve, raporton Gazeta10

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtimin e duhur.

 “Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti, ka thënë se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.