Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të hënën mblidhen ministrat e jashtëm të BE-së, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Gazeta10
12 November 2022 - 13:51

Shefat e diplomacisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen të hënën më 14 nëntor në Bruksel, raporton Gazeta10.

Një ndër temat e diskutuara do të jetë edhe Ballkani Perëndimor e dialogu Kosovë-Serbi.

Ani pse ditë më parë ishte Vuçiq që kishte dhënë informatën se të hënën do të mbahet ky takim, tani më kjo është konfirmuar edhe nga Këshilli Evropian

 “Më 14 nëntor, Këshilli, i kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të zhvillojë shkëmbime pikëpamjesh mbi agresionin rus kundër Ukrainës, rajonit të Liqeneve të Mëdha dhe Ballkanit Perëndimor”, shkruan agjenda zyrtare të KE-së.

Ky takim i ministrave të jashtëm që do të kryesohet nga Josep Borell vjen pas takimeve që Borelli ka pasur të premten në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe pastaj me presidentin serb, Aleksander Vuçiq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.