
Një person ka vdekur sot si pasoj e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një automjeti transportues dhe një motoçiklete në Pejë, raporton Gazeta10.
Policia e Rajonit të Pejës ka informuar se personi që ka humbur jetën është vozitësi i motoçikletës.
“Ju informojmë se sot me datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhёs” nё Pejё Në këtë aksident ishin tё përfshira njё (1) automjet transportues (kombi) dhe njё (1) Motoçikletë. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete.”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar./Gazeta10