Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pacolli ftohet në dasmën e vajzës së Trumpit

Gazeta10
12 November 2022 - 15:41

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është një nga 500 mysafirët e huaj që janë të ftuar në dasmën e Tiffany Trump, vajzës së ish-Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

“Sot jemi në Palm Beach, Florida, ku vajza e Ish-Presidentit Donald Trump, Tiffany martohet me Michael Boulous. Në mesin e 500 mysafirëve ndërkombëtarë i ftuar është edhe z. Behgjet Pacolli si mik i familjes. Dasma po mbahet në resortin e njohur të Donald Trump, Mar-a-Lago”, ka shkruar Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

Kujtojmë se ish-presidenti Trump është duke u akuzuar për nxitjen e sulmit të 6 janarit në Kapitol./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.