Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Më shumë se një muaj pa ministër të Shëndetësisë (VIDEO)

Gazeta10
12 November 2022 - 19:19

Raporti: Bleona Dallaveraj

Deputetet të opozitës kanë kritikuar qeverinë për mos emërimin e një ministri të ri të Shëndetësisë, në kohën kur po vlerësojnë se ky sektor është para kolapsit. Ata kanë thënë se mos emërimi i një ministri të këtij dikasteri po ndodh për shkak të përqarjeve brenda partitë në pushtet.

Janë bërë më shumë se një muaj, që Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër, derisa qytetarët po vazhdojnë të përballen me probleme të shumta me të kërkuar ndihmë në institucionet publike shëndetësore në vend.

Për këtë deputetë të opozitës kanë ngritur kritika ndaj qeverisë, derisa kanë thënë se e njëjta po tregohet e papërgjegjshme me mos emërimin e një ministri të ri.

Deputeti i partisë më të madhe opozitare njëherë edhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu ka thënë se mos emërimi i një ministri në kohën kur shëndetësia po përballet me probleme të shumta, po ndodh për shkak të përçarjes siç ka thënë ai brenda VV-së.

Ndërkaq deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se duke parë gjendjen në këtë sektor, emërimi i një ministri të ri është mëse i nevojshëm.

E kritika ndaj ekzekutivit kanë ngritur edhe nga AAK.

Ndonëse nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë dhënë informacione se kur do të emërohet një ministër i ri për shëndetësinë, nga partia që udhëheqë me pushtetin prapa kamerave i kanë mohuar akuzat e opozitës se ka përçarje mes tyre.

Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë më 6 tetor të këtij viti. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.