
Në emsionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në Kanal10, njeriu i afërt në burg me Ukshin Hotin, Mujë Prekupi, ka ndarë rrëfimin e tij rreth përjetimit në burgje.
Ai ka nisur rrëfimin e tij duke treguar se përse nuk ka folur deri më tani për këtë temë.
“Duhet me prit pak në rend, të tjerët më duket e kanë tepru, një herë, dy herë e tri herë për çdo ditë, dikur na vie rendi edhe neve të tjerëve që kem qenë bashkë me ta, që të tregojmë se çka kemi përjetu në ato burgje”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka treguar se kur ka filluar të merret me aktivitet për interesat e shtetit.
“Me angazhim politik kam filluar të merrem në ilegale që nga viti i tretë në shkollë të mesme, me disa shokë aty në Lipjan”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se angazhimi për çlirimin e Kosovës ka qenë vetëm për ata që kanë dashur të futen në një zonë të rrezikshme.
“Fati na ka ra, jo të gjithëve vetëm atyre që kanë dashtë me u marrë me këtë punë, çështja e çlirimit është e të gjithëve por të gjithë nuk hyjnë se është pakza e rrezikshme, është me pasoja, është rrugë e vështirë dhe sa është e vështirë e dinë të gjithë ata shokë që e kanë pësu nga veprimtaria ilegale”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10