Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëfimi i njeriut që ka qenë i afërt në burg me Ukshin Hotin: Mbante libra në një thes të zi (VIDEO)

Gazeta10
12 November 2022 - 23:08

Në emsionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në Kanal10, njeriu i afërt në burg me Ukshin Hotin, Mujë Prekupi, ka ndarë rrëfimin e tij rreth përjetimit në burgje.

Pasi paraprakisht ka folur për jetën e tij si dhe për transferimet nëpër burgje të ndryshme së bashku me Ukshin Hotin, Mujë Prekupi, një nga njerëzit e afërt me Hotin, ka treguar se si të burgosurit i mblidhnin cigaret për Ukshin Hotin.

“Për herë të fundit para se me liru, me transferu, unë jam nda me profesorin Ukshin, s’kishim duhan, të burgosurit i tubun të gjithë për me ja rujtë profesorit mos me lanë profesorin pa duhan”, ka thënë ai.

Më tej ai ka treguar edhe për momentet e fundit kur e ka parë Hotin, një shikim nga distanca, ku Hoti ndër të tjera ka qenë me një thes të zi me libra.

“Për dritare e kanë pa në farmerka edhe nji thesë, sikur thes i bërllokut i nejllonit, i zi, aty libra ka pasë profesori se s’mujke mu nda prej librave, edhe në kthesë të rrugicës e kam pa edhe ma nuk di, nuk di asgjë për të”, ka thënë ai.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.