Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëfimi i njeriut që ka qenë i afërt në burg me Ukshin Hotin: Serbët janë ballafaquar me të, e kanë ditë vlerën e tij

Gazeta10
12 November 2022 - 23:49

Në emsionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në Kanal10, njeriu i afërt në burg me Ukshin Hotin, Mujë Prekupi, ka ndarë rrëfimin e tij rreth përjetimit në burgje.

Pasi paraprakisht ka folur për jetën e tij si dhe për transferimet nëpër burgje të ndryshme së bashku me Ukshin Hotin, Mujë Prekupi, një nga njerëzit e afërt me Hotin, ka treguar se Hotin e kanë marrë civilët nga burgu.

“E kanë marrë, civil kanë qenë ata që e kanë marrë, edhe nji gardian sipas të gjtha gjasave, u dal në kthesë”, ka thënë ai më tej.

Tutje, ai ka thënë se përtej vrasjes ata kanë mundur të ia bëjnë edhe më keq profesor Hotit meqë e kanë ditur vlerën e tij si dhe meqë ata ishin ballafaquar me herët me të.

“Ata edhe ma keq kanë mujte me ja a profesorit Ukshin, ata e kanë ditë potencialin e tij, e kanë ditë vlerën e tij, e kanë ditë shpirtin e tij, e kanë ditë trurin e tij, e kanë ditë zotësinë e tij, pikëpmajet e tij, sepse një kohë të gjatë janë ballafaqu me të”, ka thënë ai më tej nën shumë emocione. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.