
Sipas raportit 24 orësh policor, ka vdekur një motorçiklist në Pejë pasi ishte goditur nga një tjetër me automjetin e tij transportues pasi kishte bërë kthim në mënyr të pasigurtë, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Beteja e Koshares, Pejë 12.11.2022 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij transportues, duke bërë kthim në mënyrë të pasigurt goditet nga një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”/Gazeta10.