
Këshilltarin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, me një postim në Facebook ka komentuar pjesëmarrjen e Pacollit në dasmën e vajzës së ish presidentit amerikan, Donald Trump, raporton Gazeta10.
Ai ka shkruajtur se si më parë është përqeshur për raportet e ngushta me Trump, ku sipas tij dje u vërtetua se ky raport është miqësi e thellë dhe e gjatë.
“Kur shumë njerëz qeshën dhe tallëshin me presidentin Behgjet Pacolli për Donald Trump dhe bisedat ne koridore kinse, mbrëmë besoj se e kuptuan se miqësia e Presidentit Pacolli me të është e thellë dhe e gjatë.”, tha këshilltari./Gazeta10.