Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje të reja nga shpërthimi në Stamboll

Gazeta10
13 November 2022 - 17:31

Pamje të shumta kanë filluar të publikohen nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në qendër të Stambollit.

Një video-incizim i ri i shpërndarë nga mediat në Turqi, tregon momentin kur një çantë e lënë në një ulëse shpërthen në sheshin Taksim të Stambollit.

Kamerat e CCTV, kanë treguar pikërisht këtë moment, e video është publikuar edhe në rrjetet sociale.

Kurse guveneratori i Stambollit, Ali Yerlikaya ka njoftuar pak më parë se numri i viktimave nga ky rast ka shkuar në gjashtë, kurse të lënduar janë 53 persona.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fjalë, kurse në bazë të raportimeve nga Anadolu, pesë prokurorë tashmë janë caktuar që të hetojnë këtë ngjarje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.